Thaçi kërkon nga bashkëluftëtarët të dorëzohen në Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi kërkon nga bashkëluftëtarët të dorëzohen në Speciale

    Insajderi
    16 June 2016 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka bërë thirrje politikanëve dhe shokëve të tij që të dorëzohen në Gjykatën Speciale në qoftë se kundër tyre ngritet padi.

    Por, në ndërkohë nuk ka dashur të paragjykojë rreth asaj se si do të vepronte ai nëse do ta gjente veten në situatë të njëjtë.

    Këto deklarata Thaçi i ka dhënë për agjencinë austriake APA, e cila konstaton se presidenti kosovar në të njëjtën kohë i ka ikur përgjigjes në pyetjen se çfarë do të bënte në rast se padia do të ngritej edhe kundër tij, shkruan Tanjug.

    “Gjykata është themeluar nga institucionet e Kosovës, me vullnetin e deputetëve të parlamentit të Kosovës”, ka deklaruar ai dhe ka kujtuar se derisa ai ishte në postin e kryeministrit kishte kontribuar në krijimin e kësaj gjykate.

    Presidenti po ashtu ka shtuar se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe se i ka respektuar të gjitha të drejtat ndërkombëtare. “Nëse i kemi shkelur ligjet, atëherë ato nuk ishin ndërkombëtare, por ligjet e Sllobodan Millosheviqit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark