×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi i nervozuar gjatë seancës në Hagë, ngritet në këmbë

    Insajderi
    04 December 2024 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca e radhës në Gjykatën Speciale të Hagës u shoqërua me momente të pazakonta, me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që u pa i nervozuar në disa raste.

    Gjatë një pyetjeje të gjyqtarit drejtuar dëshmitarit, Thaçi shihet duke ngritur dorën në një moment, ndërsa më vonë u ngrit edhe në këmbë ku kërkoi të konsultohej me avokatët e tij.

    Avokati i Thaçit theksoi se dëshmitarëve duhej t’u tregohej qartë dhe në mënyrë të plotë transkripti i komunikatave të caktuara.

    “Nëse ne ia bëjmë ne këto pyetje dëshmitarit, t’i tregohet shprehimisht ajo që është thënë dhe t’i lexojmë komunikatën përkatëse. Tregojani të qartë, të plotë transkriptin.” – u përgjigj avokati i Thaçit.

    Paneli i gjyqtarëve në Hagë është përballur shpesh me kritika nga mbrojtësit e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët kundërshtuan format e pyetjeve të drejtuara ndaj dëshmitarëve.

    Në një letër të fundit drejtuar gjyqtarëve, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kërkuan që ata të sfidojnë Prokurorinë dhe të mos mbështesin një palë, por të kontribuojnë në zbardhjen e së vërtetës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 December 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark