"Thaçi i përfshirë në trafikime me organe", ish - këshilltari i tij thotë se sot ra kjo akuzë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Thaçi i përfshirë në trafikime me organe”, ish – këshilltari i tij thotë se sot ra kjo akuzë

    Insajderi
    03 April 2023 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ismail Syla ish-këshilltari i Hashim Thaçit, tha se miti i “Shtëpisë së Verdhë” sot ka rënë, teksa filloi gjyqi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Syla thotë se ato akuza që u bënë për trafikime organesh, e për të cilat u shkrua në të gjitha mediat e mëdha botërore dhe për shkak të saj u fillua Gjykata Speciale, sot nuk ekzistojnë.

    “Sot ishte një ditë e zezë, pas një ditë të bardhë nëse mund të them, ku u marshua për UÇK-në dhe vlerat e luftës sonë çlirimtare. Megjithatë Shtëpia e verdhë sot ra. Shtëpi për të cilin gazeta më e madhe britanike shkroi se kryeministri i Kosovës është i përfshirë në trafikim me organe”, ka thënë në emisionin Pressing në T7.

    Syla tha se edhe aktakuza e lexuar ndaj të akuzuarve nuk ishte në rregull.

    “U tha se UÇK u krijua për të eliminuar rivalët politikë në Kosovë, ku flitej për LDK-në. Kjo i bie që Jakup Krasniqi është dashur ta vrasë vete. Nga anëtar i LDK-së, Krasniqi u bë zëdhënës i UÇK-së. Silleshin sikur në Kosovë të mos ekzistonin fare forcat serbe që krijonin masakra ndaj shqiptarëve të Kosovës. ”, shtoi ai


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark