Kosova do ta ketë ushtrinë e saj këtë vit. Presidenti Hashim Thaçi, në një intervistë për Top Channel, thotë se do të tentojë që të bindë serbët që të jenë pjesë e procesit, por askush nuk mund të vendosë veto.
Thaçi thotë se beson tek procesi i ripajtimit me Serbinë dhe vlerëson se dialogu duhet të ketë një dinamikë tjetër në mënyrë që çështjet të marrin zgjidhje sa më shpejt.
Thaçi ka thënë se Kosova pa ushtri nuk ka partneritet me NATO-n për të i shërbyer qytetarëve të Kosovës, ai ka thënë se Kosova do të i shterojë të gjitha mundësitë për të diskutuar me serbët.
“Pa ushtri nuk ka partneritet për paqe dhe nuk ka NATO. Ne do të punojmë që ushtria e Kosovës të jetë ushtri e të gjithë qytetarëve dhe një ushtri shumetnike për t’i shërbyer çdo qytetari, në çdo cep të vendit, për të ruajtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Ne do të punojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse, në koordinim të plotë me SHBA dhe NATO dhe do t’i shterrojmë të gjitha mundësitë për të diskutuar edhe me serbët. Por askush nuk mund ta pengojë këtë proces deri në pafundësi dhe të vërë veto”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka përsëritur edhe një herë se procesi i themelimit të ushtrisë së Kosovës është i pa kthyeshem dhe se do të ndodhë javët ose muajt e ardhshëm.
“Por mund të theksoj se procesi i themelimit të ushtrisë është i pandalshëm, i pakthyeshëm dhe do të ndodhë në javët dhe muajt e ardhshëm”, ka shtuar Thaçi.
I pyetur se a do të ndodh këtë vitit transformimi i FSK-së ai ka thënë: “Përfundimisht do të ndodhë”.
Në pyetjen se si do të ndikoj dialogu Kosovë Serbi pas zgjedhës së Aleksader Vuçiqit, president i Serbisë, Thaçi ka thënë se Kosova do të vazhdojë me dialog në bazë të ftesave të Bashkimit Evropian duke thënë se shpreson në pajtimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Kosova do t’i përgjigjet dialogut në bazë të ftesave të Bashkimit Evropian, zonjës Mogherini dhe do të kërkojmë një dinamizim të interesimit të Amerikës, që SHBA jo vetëm të miratojnë dinamikën pasive të Bashkimit Evropian, por t’i japin energji dhe substancë këtij dialogu të mundshëm në të ardhmen për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe pajtimin ndërshtetëror Kosovë-Serbi. Unë besoj tek ky pajtim dhe po punoj në këtë drejtim”, ka thënë Thaçi./Insajderi.com
[arve url=”https://youtu.be/TkfZp1tOQPc”/]