Thaçi i jep të drejtë Ramës të flasë për Kosovën por jo në emër të saj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi i jep të drejtë Ramës të flasë për Kosovën por jo në emër të saj

    Insajderi
    19 October 2016 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se debatet e fundit lidhur me deklarimet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Serbi, janë opinione artificiale, të kota dhe dashkeqëse.

    Presidenti  i Kosovës Hashim Thaçi Thaçi tha se debatet e fundit lidhur me deklarimet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Serbi, janë opinione artificiale, të kota dhe dashkeqëse.

    Ai  tha në televizionin Klan të Shqipërisë se kishte një kafe shumë të mirë me kryeministrin shqiptar Rama.

    “Së pari nuk kemi diskutuar asnjë opinion aq të parëndësishëm dhe është një debat i kotë, dhe një problematik që nuk ekziston dhe debat dashkeqës”, tha ai i pyetur lidhur me deklarimet e ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj, nëse kishte folur me kryeministrin Rama.

    Thaçi deklaroi se nuk ka shkuar në Tiranë për t’i komentuar komentet e opininistëve shqiptar.

    “Raportet Kosovë -Shqipëri janë të shkëlqyera si në rrafshin institucional, ashtu edhe në atë personal dhe këto opnione që janë paraqitur janë çështje që nuk ekzistojnë. Ky debat realisht është artificial lirisht që për target kanë Hashim Thaçin dhe Edi Ramën. Shumica e këtyre opinionistëve kanë shkruar kundër Edi Ramës shkruajnë tashmë edhe për mua”, tha presidenti Thaçi.

    Sipas këtij të fundit, as ministri Hoxhaj dhe askush tjetër  s’mund t’i thotë stop Shqipërisë.

    “Rama ka të drejtë të flas për Kosovën, por jo në emër të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria nuk janë në garë , por janë shtete që e plotësojnë njëra- tjetrën. Shqipëria ka mbështetur vazhdimisht kauzën e Kosovës. Andaj,  qëndrimet e kryeministrit Rama janë në përputhje me politikën e jashtme të Kosovës dhe janë qëndrime korrekte dhe parimore”, tha presidenti i shtetit, Hashim Thaçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark