Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se janë në procesin e përgatitjeve procedurale për të paditur Serbinë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë.
Ai ka thënë se do të veprojnë në bazë të procedurave ligjore në mënyrë që askush të mos e kontestojë të drejtën që u takon.
“Është aspekt procedural të cilin ne duhet ta respektojmë, duhet t’i bëjmë edhe disa hapa të tjerë që janë të nevojshëm në rrafshin e diplomacisë. Gjithashtu duhet t’i bëjmë edhe disa hapa të tjerë për të siguruar qasjen dhe në të njëjtën kohë bazamentin të pakontestuar legal për të drejtën tonë për akuzë për gjenocid të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Thaçi në diskutimin e organizuar nga “FOL”.
“Por po e theksoj jemi aktualisht në procesin e përgatitjeve procedurale por edhe të bazës legale që të mos kontestohemi nga askush në këtë të drejtë tonën”, ka thënë Thaçi./Insajderi.com