Thaçi: Kemi përgatitur mirë padinë për gjenocid kundër Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Kemi përgatitur mirë padinë për gjenocid kundër Serbisë

    Insajderi
    30 July 2016 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur se Kosova së shpejti do të ngre padi ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë gjatë luftës së fundviteve 1990.

    “Kosova para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së shpejti do ta hap kapitullin e gjetjes së drejtësisë për gjenocid i kryer gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit”, ka thënë Thaçi për mediumin serb“Danas”.

    Kosova për atë padi është përgatitur shumë mirë, ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se “vendi në kryer të së cilit është nuk mund të jetë i bllokuar në të kaluarën e as të ushqehet me histori”.

    Ai po ashtu ka thënë se çështja e rëndësisë jetike edhe për Serbinë edhe për Kosovën është çështja e personave të zhdukur për të cilën duhet të punojnë të dyja palët.

    “Nuk duhet ta akuzojmë njëri tjetrin, por së pari duhet të marrim përgjegjësi, secila palë për vete”, ka shtuar ai.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark