“Jam shumë i kënaqur që përvoja e gjatë e sekretarit të ardhshëm të OKB-së dhe përpjekjet e palëkundshme të tij për të siguruar mbështetje dhe kujdes për refugjatët në mbarë botën, për të mobilizuar asistencën ndërkombëtare për të zhvendosurit, janë vlerësuar nga të gjithë”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se Kosova është e gatshme të punojë në bashkëpunim me OKB-në për të mirën e paqes, raporton Insajderi.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për të punuar me sekretarin e zgjedhur António Guterres dhe Kombet e Bashkuara për të mirën e paqes dhe prosperitetit në mbarë botën”, ka thënë presidenti Thaçi.
Thaçi më tej në urimin e tij ka theksuar “bota përballet me një numër të madh të sfidave të cilat kërkojnë që Kombet e Bashkuara të qëndrojnë të forta në përpjekjet e tyre”.