Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se partnerët e koalicionit nuk kanë arsye ta fajësojnë opozitën për mosratifikimin e demarkacionit. Sipas tij, koalicioni i ka 89 vota, dhe duhet të sqarojë se pse kjo po ndodh.
“Demarkacioni besoj se kalon. Nuk mund të arsyetohet tek opozita, sepse pozita i ka 89 vota dhe e ka obligim, dhe duhet të japë përgjegjësi”, ka thënë Thaçi.
Sa i përket themelimit të Asociacionit, ai ka thënë se kjo duhet të ndodh dhe është obligim i parterëve të koalicionit.
“Duhet të themelohet Asociacioni. Partnerët e koalicionit e kanë obligim ta shtyjnë përpara këtë proces”, ka shtuar ai.
“Partnerët e koalicionit duhet të lëvizim më shpejt, më me vendosmëri dhe më me përgjegjësi”, ka thënë ndër tjera presidenti Thaçi./Insajderi.com