Thaçi: Kodi Penal të plotësohet sa më parë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Kodi Penal të plotësohet sa më parë

    Insajderi
    25 July 2016 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim ministren për Drejtësi, Dhurata Hoxha, të cilët biseduan për rëndësinë e konsolidimit të mëtutjeshëm të sektorit të drejtësisë.

    Presidenti Thaçi në këtë takim shprehu përkrahjen për punën në plotësimin e Kodit Penal dhe inkurajoi angazhimin për përfundim sa më të shpejtë të kësaj nisme.

    “Kosova ka Kodin Penal më të mirë në rajon. Por, nëse identifikohet ndonjë mangësi është e nevojshme që sa më parë të plotësohen këto mangësi”, u shpreh presidenti Thaçi.

    “Askush nuk mund t’i ikën drejtësisë”, shtoi ai.

    Ndërsa, ministrja Hoxha konfirmoi përkushtimin e saj për reformimin e legjislacionit në fuqi në Kosovë dhe tregoi kahun e angazhimit të saj si ministre e re e drejtësisë mbi parimin se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe se nuk do ketë standarde të dyfishta, sepse të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit.

    “Rishikimi strategjik i sektorit të sundimit të ligjit do të jetë prioritet i imi së bashku me reformimin e legjislacionit për efikasitet sa më të lartë në këtë sektor”, u shpreh ministrja Hoxha.

    Presidenti Thaçi shprehu përkrahjen e tij për punën e ministres së re.

    “Sundimi i ligjit është çelës i zhvillimit të mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës”, përfundoi presidenti Thaçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark