Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikujtuar betejën e Koshares të zhvilluar para 17 viteve, duke thënë se kjo është ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
“Vendosmëria, trimëria dhe heroizmi i luftëtarëve në këtë betejë janë kapitull i lavdishëm i luftës sonë për liri dhe pavarësi. Lufta e drejtë dhe e ndritshme e UÇK-së është motiv për shoqërinë dhe institucionet tona shtetërore drejt integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
Betejën e Kosharës e kanë rikujtuar të shtunën edhe liderë të tjerë, përfshirë kryeministrin Isa Mustafa, liderin e AAK-ë, Ramush Haradinaj, e të tjerë./Insajderi.com