Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në vizitë zyrtarë në Panama ku është takuat me përfaqësues të shteteve të Amerikës Qendrore dhe Amerikës Latine.
Ai ka thënë se në këto takime po tenton të “shtyjë” përpara agjendën biletarie dhe atë të njohjes me këto vende.
Thaçi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “Kosova është e bekuar që ka miq në çdo cep të botës”.
Thaci në Panama do të ketë takime bilaterale ndër të tjera edhe me Presidentin e Panamasë, Juan Carlos Varela, me Presidentin e Kostarikës, Luis Guillermo Solís, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Parlamentit Latino-Amerikan me seli në Panama, Elias Castillo.
Njoftimi i presidencës së Kosovës thotë se Thaçi do të takohet edhe me disa përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.