Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të mërkurën se Kosova është kampione në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.
Këto komente ai i bëri pasi që Kuvendi i Kosovës votoi projektligjin për luftimin e financimit të terrorizimit.
“Fakti që në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë kosovar të ketë shkuar të marrë pjesë në luftëra të huaja përbën sukseset e para të angazhimit tonë të përbashkët. Njëherësh, mbetemi të përkushtuar që të punojmë në deradikalizimin dhe riintegrimin e ish-luftëtarëve të huaj nga Kosova”, ka thënë Thaçi.
“Kosova vazhdon të jetë e vendosur dhe kampione në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit”./Insajderi.com