Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, krenohet me paradën e komunitetit LGBT që u mbajt muajin e kaluar në Kosovë. Në një letër dërguar mediumit austriak Euractiv, Thaçi thotë se ai udhëhoqi “Paradën e Krenarisë” së LGBT-së në Prishtinë.
Ish-kryetari i PDK-së me këtë rast ka thënë se kjo paradë e organizuar një muaj më parë është bërë për t’i treguar botës se në Kosovë nuk ka paragjykime dhe ekstremizëm.
“Unë udhëhoqa ‘Paradën e Krenarisë’ së komunitetit LGBT në Kosovë muajin e kaluar për të shënjuar mbështetjen tonë për këtë komunitet, pikërisht për t’i treguar qytetarëve tonë dhe botës më gjerë se ekstremizmi dhe paragjykimet nuk kanë vend në mesin tonë”, është shprehur Thaçi.
Përveç kësaj, presidenti kosovar krenohet edhe me zgjedhjen e presidentes së parë grua në Ballkan.
“Kosova u bë vendi i parë në Ballkan që zgjodhi një grua presidente në vitin 2011 dhe është i vetmi vend ballkanik që ka njohur të drejtat e komunitetit LGBT në kushtetutën e saj”, ka thënë ai. /Insajderi.com