Thaçi: Krijimi i ushtrisë i detyrueshëm pas kërcënimeve nga Serbia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Krijimi i ushtrisë i detyrueshëm pas kërcënimeve nga Serbia

    Insajderi
    14 March 2017 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    President i Kosovës, Hashim Thaçi, në tryezën “Misioni ushtarak për FSK-në”, ka thënë se avancimi i FSK-së, njëkohësisht krijimi i ushtrisë, nuk është vendim i njëanshëm, por një çështje e detyrueshme për krijimin e ushtrisë së Kosovës, në bazë të gjendjes në Ballkan dhe provokimeve të Serbisë.

    “Sapo FSK-ja ka arritur profesionalizmin e duhur, duhet të ngritet edhe në detyrë. Serbia po vazhdon të pengojë Kosovën, por edhe po pengon paqen në gjithë rajon. Dëshmi për këtë janë manovrat me ushtri afër Kosovës si dhe treni provokues, por edhe ngritja e murit”, ka thënë presidenti Thaçi.

    Ai ka thënë se të gjitha këto janë kërcënime të drejtpërdrejta, pavarësisht arsyetimeve se Serbia është në fushatë elektorale.

    Thaçi ka vlerësuar se Serbia po pengon vazhdimisht proceset e Kosovës, këtë e ka dëshmuar edhe me urdhrat e Bogradit ndaj Listës Serbe.

    “Edhe pse kemi nisur dialogun, Serbia po ruan të njëjtat politika me të cilat e kanë shkaktuar luftën. Anëtarët e Listës Serbe e kanë bërë të qartë se janë të urdhëruar nga Beogradi për të votuar ushtrinë, kanë treguar përkushtimin për të qenë pjesë e këtij programi, por pavarësisht kësaj kanë thënë se urdhri është që të mos votohet”, ka thënë Thaçi./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark