Analisti, Jusuf Thaçi, ka thënë se beson se Kurti nuk e pranon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Nuk po hedhi bast as garancë, por unë besoj se nuk e pranon”, tha Thaçi në Pressing të T7.
=Më tutje, ai ka thënë se Kurti i ka fituar zgjedhjet edhe duke e kundërshtuar Asociacionin.
“E ka obligim moral dhe politik që ta kundërshtojë Asociacionin”.
Thaçi thotë se vazhdon ta përdor fjalën “Zajednicë”, referuar Asociacionit.
Ai thotë se nëse marrëveshja i ka elementet e Asociacionit nuk ka rëndësi sesi do të emërohet.