Thaçi: Marrëdhëniet mes Kosovës e Turqisë janë të shkëlqyera - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Marrëdhëniet mes Kosovës e Turqisë janë të shkëlqyera

    Insajderi
    22 April 2016 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti Zëvendëskryeministrin e Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmuş, i cili me një delegacion nga Ankaraja po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Komunitetit Turk në Kosovë.

    Zëvendëskryeministri Kurtulmuş u shpreh se është “kënaqësi të shihen të arriturat e shtetit të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë” dhe konfirmoi përkrahjen e Turqisë për shtetin e Kosovës me projekte konkrete, por edhe përmes lobimit nëpër shtete dhe organizata ndërkombëtare, për njohjen dhe pranimin e shtetit të Kosovës, njofton presidenca.

    Presidenti Thaçi theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë të shkëlqyera dhe se mes dy shteteve nuk ka çështje të hapura.

    “Kemi bashkëpunim të shkëlqyer edhe me komunitetin turk në Kosovë”, tha presidenti Thaçi, duke shtuar se “Kosova është dhe do të jetë shtet i të gjitha komuniteteve që jetojnë këtu”, ka thënë ai, njofton presidenca.

    Duke konfirmuar mbështetjen e tij për komunitetin turk në Kosovë, presidenti Thaçi tha se “Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj” dhe se “kjo është vlera dhe fuqia e Kosovës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark