Thaçi merr çmimin “Premio Bonifacio” nga Akademia Papnore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi merr çmimin “Premio Bonifacio” nga Akademia Papnore

    Insajderi
    03 December 2016 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dekoruar me çmimin “Premio Bonifacio” nga Akademia Papnore “Accademia Bonifaciana” në Anagni të Italisë, për kontributin e tij për paqe.

    Në një komunikatë për media, thuhet se Thaçi, pasi ka pranuar çmimin, është shprehur i gëzuar që Kosova tani është duke punuar për paqe në rajon, ndonëse ende ka plagë të hapur nga lufta.

    “Kosova sot është burim i paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin”, është shprehur Presidenti Thaçi dhe ka shtuar se “populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për përkrahjen që ka marrë në kohë lufte si dhe për ndërtimin e paqes në vend”.

    Akademia Papnore “Accademia Bonifaciana” është themeluar në vitin 2003 dhe ka për qëllim promovimin e kulturës së paqes në botë. Instituti mban emrin e Papës Bonifacio VIII që ishte nga Anagni i Italisë.

    Këshilli drejtues i Akademisë në fillim të çdo viti akademik organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për personalitete të ndryshme që janë dalluar me punën, kontributin dhe përkushtimin e tyre për paqe në tërë botën, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Në edicionet e më hershme me këtë çmim janë nderuar edhe Papa Shën Gjon Pali II, ish-Presidenti i Parlamentit European Jerzy Karol Buzek, fituesja e çmimit Nobel senatorja italiane Rita Levi Montalcini, senatori dhe ish-Kryeministri Italian Guilio Andreotti, etj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark