Procesi i zgjedhjes së Hashim Thaçit president të Kosovës nuk do të vihet në pikëpyetje nga sigurimi i votave të disa deputetëve të cilët kanë shprehur rezervën për ta votuar.
Thaçi i cili një pjesë të karrierës së tij politike në 16 vitet e fundit e ka ndërtuar duke përdorur afërsinë me familjen Jashari nga Prekazi, sipas të gjitha gjasave do të ketë kundër-kandidat pikërisht një pjesëtar të kësaj familje.
Fatmir Limaj njëri prej 3 liderëve të opozitës teksa ka paralajmëruar protestën e ardhshme të Opozitës që pritet të mbahet me 17 shkurt, teksa ka thënë se do të ndihej krenar nëse Murat Jashari do të zgjidhej president i ri i vendit.
Në një intervistë për gazetën Zëri, Limaj ka ripërsëritur qëndrimin e opozitës së Thaçi nuk mund të jetë një figurë unifikuese ashtu sikurse kërkohet me Kushtetutë.
Limaj nuk ka përmendur saktësisht nëse opozita do të dalë më kandidaturën e Jasharit por gjatë intervistës ka lënë shumë të nënkuptohet se kjo mund të ndodhë.