Thaçi nderon Nishanin me ‘Urdhrin e Lirisë’ – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi nderon Nishanin me ‘Urdhrin e Lirisë’

    Insajderi
    11 May 2017 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar homologun e tij nga Shqipëria, Bujar Nishanin me ‘Urdhrin e Lirisë’, nderim ky që u ndahet personaliteteve dhe përfaqësuesve të institucioneve që kanë ndihmuar Kosovën në konsolidimin e lirisë dhe shtetësisë së vendit.

    Thaçi tha se Nishani është një prej personaliteteve që ka dhënë kontribut edhe personalisht në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    “I nderuar z. Presidenti Nishani, duke vlerësuar lart punën tuaj për angazhimin tuaj për njohje të reja për Kosovën, për anëtarësimin në organizata të huaja, më lejoni që në emër të institucionit të ndaj për ju “Urdhrin e Lirisë”, ka deklaruar Thaçi.

    Presidenti në largim i Shqipërisë, Nishani, tha se asnjë vend më shumë se Kosova dhe populli i saj nuk kanë adresuar më mirë dimensionin e lirisë.

    Para Presidentit Bujar Nishani, së fundmi me çmimin ‘Urdhri i Lirisë’ ishte nderuar edhe senatori amerikan dhe ish-kandidati për President të SHBA’së, John McCain.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark