Thaçi në Bruksel kërkon përshpejtim të procesit të liberalizimit të vizave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi në Bruksel kërkon përshpejtim të procesit të liberalizimit të vizave

    Insajderi
    21 June 2016 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takohet të martën në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dhe me presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Shultz.

    Takimet me zyrtarët e lartë evropianë të presidentit Thaçi pasojnë vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar vazhdimin e mandatit të misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, dhe vijnë në kuadër të një vizite të zakonshme të tij në Bruksel pas marrjes së detyrës së presidentit.

    Zgjatja e mandatit të EULEX-it për dy vjetët e ardhshëm ka hapur edhe mundësinë e takimeve të presidentit Thaçi me zyrtarët e lartë evropianë, që i kanë dhënë mbështetje të fortë misionit më të madh evropian për sundimin e ligjit.

    Zyrtarë të Presidencës së Kosovës thonë se presidenti Thaçi do të theksojë përkushtimin e Kosovës për rrugën e integrimeve euro-atlantike dhe rolin e saj si “faktor stabiliteti dhe fqinjësie të mirë në rajon”.

    Gjithashtu presidenti Thaçi thuhet se do të kërkojë nga zyrtarët e lartë evropianë “përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, shkruan REL.

    Takimet e presidentit Thaçi me zyrtarët e lartë evropianë janë të parat që prej marrjes se detyrës në prill të këtij viti, në një mandat 5-vjeçar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark