Thaçi në Panama duartrokitet si president i vendlindjes së Nënës Terezë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi në Panama duartrokitet si president i vendlindjes së Nënës Terezë

    Insajderi
    25 June 2016 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe Ipeshkvi i Panamasë janë marrë vesh që të organizohet një meshë përkujtimore së bashku me Ambasadën e Kosovës në Panama, dedikuar shenjtërimit të Nënës Terezë.

    Në disa imazhe vizuale shihet reagimi i ngrohtë i panamezëve kur ipeshkvi Monsinjor Jose Domingo Ulloa Mendieta i ka njoftuar ata se në mesin e tyre është Presidenti i Republikës së Kosovës, i shtetit prej nga e ka prejardhjen Nëna Terezë.

    ket

    Presidenca e Kosovës ka njoftuar se ai do të marrë pjesë në inaugurimin e kanalit të Panamasë, që “është rruga e dytë më e madhe ujore në botë”.

    Thaçi po ashtu është duke tentuar të sigurojë njohje të reja në Panama. /Insajderi.com

    thac

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark