Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vizitën e tij zyrtare që është duke e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka treguar se do të diskutojë për bashkëpunimin e Kosovës me ShBA-në.
“Vizita ime dhe pritja që më bëhet në Uashington është konfirmim i miqësisë speciale dhe të përhershme që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi, njofton Zyra e Presidentit.
“Me ndryshimet në botë, miqësia jonë me ShBA-në, raporti ynë special është vital për të ardhmen e Kosovës, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shtuar presidenti Thaçi.
Në Shtëpinë e Bardhë, presidentin Thaçi do ta presë zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Pastaj do të takohet me senatorët, Joni Ernst, John McCain, Jim DeMint dhe Bob Doll.
Ndër takimet kryesore që do ta ketë presidenti Thaçi është ai me përfaqësues të think-tankeve, Strobe Talbott dhe me kongresistin Michael Turner, i cili është edhe kryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s./Insajderi.com