Thaçi: Nëse nuk ratifikohet demarkacioni, në shtator nuk do të flitet për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Nëse nuk ratifikohet demarkacioni, në shtator nuk do të flitet për Kosovën

    Insajderi
    06 July 2016 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë edhe një herë thirrje që kuvendi i Kosovës të ratifikoj marrëveshjen me Malin e Zi për përcaktimin e vijës kufitare mes dy vendeve.

    Ai përmes një statusi në Facebook ka kërkuar që kriteri i mbetur të plotësohet në ditët e ardhshme.

    “Nga moszbatimi i këtij kriteri, vendimi nga Brukseli për Kosovën u shty në shtator. Nëse nuk ratifikohet tash demarkacioni, as në muajin shtator nuk do të flitet dhe as të vendoset për Kosovën”, shkruan Thaçi.

    Thaçi tha se kjo çështje madhore duhet të largohet nga agjenda llogaritare e përfitimeve ditore politike.

    “Demarkacioni, si kauzë, nuk ekziston. Për liberalizimin e vizave kanë kontribuar të gjithë: pozita, opozita, shoqëria civile, mediet”, shkruan Thaçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark