Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel, ku nesër do të takohet me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.
I pari i vendit do të pritet edhe nga presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.
Sipas një njoftimit të Presidencës, Thaçi do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të Bashkimit Evropian.