Thaçi nga Haga për aktakuzën e re: Nuk jam pjesë e garës politike, mosrespektimi i Kushtetutës rrezikon demokracinë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi nga Haga për aktakuzën e re: Nuk jam pjesë e garës politike, mosrespektimi i Kushtetutës rrezikon demokracinë në Kosovë

    Insajderi
    17 December 2024 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se mosrespektimi i Kushtetutës është një kërcënim serioz për demokracinë në vend.

    Gjatë dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara, Thaçi kujtoi ngritjen e parë të aktakuzës kundër tij para katër vitesh, në nëntor të vitit 2020, vetëm tre muaj para se të rizgjidhej president i Kosovës.

    Ai shtoi se, vetëm 10 ditë më parë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka prezantuar një aktakuzë shtesë, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, duke potencuar se kjo është një përpjekje për të minuar procesin demokratik në vend.

    “Ju e dini se para katër vjetësh, në nëntor të vitit 2020, u ngrit një aktakuzë kundër meje, vetëm tre muaj para se të rizgjidhesha president i vendit. Tash, vetëm 10 ditë më parë, Zyra e Prokurorit prezantoi një aktakuzë shtesë, vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Dua të sqarojë edhe njëherë unë nuk jam pjesë e garës politike e as nuk kam ambicie politike as për president, kryeministër, as për deputet as ambicie politike”

    “Ritheksoj se nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politik e as për ndonjë projekt qeverisës. Gjithë jetën time kam punuar për shtetin e Kosovës në vizionin për anëtarësim në NATO dhe BE në bashkëpunim me SHBA-në. theksoj dhe nënvizoj diomosdoshmërinë për respektimin e Kushtetues dhe ligjeve të Kosovës në këtë sallë”.

    Thaçi e shprehu shqetësimin e tij për mënyrën se si po zhvillohen ngjarjet, duke theksuar se këto veprime rrezikojnë stabilitetin dhe integritetin e institucioneve të Kosovës.

    “Mos respektimi i ligjeve dhe Kushtetutës nga palët në këtë sallë të shenjtë paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë, paraqet rrezik për minimin e besimit qytetar, prandaj ftojë që të ruhet vetëpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark