Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka udhëtuar në Rio për të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike, ka thënë se parakalimi i sportistëve tanë në këtë ceremoni me simbolet shtetërore është një moment i paharruar “për Kosovën dhe popullin tim”.
“Kosova u bë vlerë e re e diversitetit botëror. Pjesëmarrja jonë në Rio është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Urime të gjithëve!,” ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka postuar edhe një fotografi duke bërë me shenjë kah flamuri i Kosovës që ndodhej në mesin e flamujve të shteteve të tjera të botës./Insajderi.com