Thaçi ngushëllon familjen e ish-ministrit të Bujqësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi ngushëllon familjen e ish-ministrit të Bujqësisë

    Insajderi
    20 June 2016 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime familjes Hajdaraj për vdekjen e Tomë Hajdarajt.

    “Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit dhe ministrit, z. Tomë Hajdaraj, i cili ndërroi jetë sot. Vdekja e Tomës është humbje për ju si familje, për subjektin politik dhe më gjerë”

    “Për Tomën dhe vendosmërinë e tij për çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës demokratike do të mbaj përherë kujtimet më të mira”, ka shkruar Thaçi.

    Tomë Hajdaraj, anëtar i kryesisë së AAK-së, vdiq dje në moshën 58 vjeçare. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe për një mandat edhe ministër i Bujqësisë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark