Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe për kompetencat që do të i ketë nuk ka pranuar të flas edhe nëse ushtria e ardhshme e Kosovës do të shkelë edhe në të gjithë territorin e Kosovës.
Ai ka thënë se Ushtria e Kosovës do të jetë multi etnike ashtu siç është tash Forca e Sigurisë së Kosovës.
Thaçi gjithashtu ka zbuluar se me themelimin e Ushtrisë së Kosovës, do të kenë edhe 2 mijë e 500 ushtarë.
“Ushtria e Kosovës do të jetë multi etnike njëjtë sikur FSK-ja, do të i kemi edhe 2 mijë e 500 ushtri të rijë dhe do të kemi ushtri që do ta ruaj sovranitetin e vendit”, ka thënë Thaçi në diskutimin e organizuar nga “FOL”.
Këto janë fjalët e vetme që Thaçi është përgjigjur në pyetjen nëse ushtria e ardhshme e Kosovës do të shkelë në të gjithë territorin e Kosovës./Insajderi.com