Presidenti i sapo zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pas përfundimit të mandatit si president nuk do të kthehet më në Partinë Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, do të ishte e pashëndetshme që nga pozicioni i presidentit të mendojë për detyra në parti politike.
“Të them të drejtën unë nuk mendoj që do të ishte e shëndetshme për demokracinë dhe nuk do të ishte mirë të mendohej nga pozicioni i presidencës rikthimi në parti politike ose rikthimi në ekzekutiv”, ka thënë Thaçi.
“Këto janë procese të mbyllura për mua , rikthimi në parti , larg asaj themelimit të ndonjë partie apo rikthimin në ekzekutiv, ka thënë Thaçi për emisionin Republika.
Hashim Thaci u zgjodh president i Kosovës 26 shkurt me 71 vota. Ai pritet të marrë detyrën më 7 prill.
Sipas kushtetutës së vendit, presidenti nuk guxon të jetë anëtar i ndonjë partie politike./Insajderi