Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur si të rrezikshëm projektin e Luginës së Diellit në veri të Kosovës.
Ai në një intervistë për Die Presse ka thënë se Kosova nuk do të lejojë kolonizim të ri nga Serbia.
“Unë ju bëj thirrje të gjithë refugjatëve që të kthehen. Ata janë qytetarë të Kosovës dhe janë të mirëseardhur. Kosova është një vend për të gjithë dhe jo vetëm për një grupim etnik. Por ne nuk do të lejojmë asnjë kolonizim të ri të Kosovës nga ana e Serbisë”, ka thënë ai.
Në Zveçan kanë filluar para disa ditësh të ndërtohen 300 shtëpi të reja, ku pritet të vendosen rreth 1500 serbë.
Për një projekt të tillë, nuk është marrë leje tek shteti i Kosovës./Insajderi.com