“Si qendër e rëndësishme e trekëndëshit akademik Prishtinë–Tiranë–Tetovë, ky universitet gjithnjë e më shumë po i shërben forcimit të lidhjes sonë historike, kulturore e arsimore”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka thënë se shqiptarët kudo që ndodhen, asnjëherë nuk kanë qenë më mirë se në ditët e sotme, raporton Insajderi.
“Shqiptarët, kudo që gjenden, asnjëherë s’kanë qenë më mirë se që jemi. Ne, asnjëherë nuk kemi qenë më të bashkuar se sot dhe kështu së bashku do të bëhemi edhe pjesë e familjes europiane”, ka thënë ai. /Insajderi.com