Thaçi përmes një opinioni në “Politico” kërkon mbështetje ndërkombëtare për krijimin e ushtrisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi përmes një opinioni në “Politico” kërkon mbështetje ndërkombëtare për krijimin e ushtrisë

    Insajderi
    10 March 2017 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një kolumnë për mediumin e njohur amerikan, “Politico.eu”, është shprehur se pas viteve të bashkëpunimit me NATO-n, Kosova është e gatshme për të krijuar forcës e saj mbrojtëse, duke kërkuar mbështetjen e anëtarëve të saj për krijimin e ushtrisë.

    Thaçi, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve anëtare të NATO-s, për të vazhduar financimin dhe përkrahjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    “Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve anëtare të NATO-s për të vazhduar financimin dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me trajnimet e nevojshme për të siguruar që forca e re sigurisë do të mund ta mbajë Kosovën të sigurt”, ka shkruar Thaçi.

    Thaçi është shprehur se për nismën e krijimit të ushtrisë është punuar gjatë dhe është planifikuar  mirë.

    “Nisma për të përmirësuar rolin dhe misionin e FSK-së është rezultat i një procesi të gjatë dhe të mirë-planifikuar. Institucionet tona kanë bashkëpunuar me shtetet anëtarë të NATO-s për vite të tëra, për të siguruar një tranzicion të rregullt dhe të mirë-ekzekutuar”, ka shkruar Thaçi.

    Në këtë kolumnë Thaçi ka folur edhe për shqetësimin e NATO-s, por siç ka thënë ai Institucionet e Kosovës janë të bindur për të krijuar ushtrinë.

    “NATO ka shprehur shqetësim, por ne mbetemi të bindur se themelimin i forcës tonë mbrojtëse do të ndihmojë çimentimin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO – një organizatë thelbësore të cilën shumica absolute e kosovare e vlerëson si pozitive – në periudhën afatgjatë. FSK-ja do të jetë e rrënjosur fort në boshtin e sigurisë euro-atlantike”, ka shkruar Thaçi./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark