Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri të Italisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri të Italisë

    Insajderi
    19 July 2016 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

    Presidenti Thaçi i uroi mirëseardhje ambasadorit Sardi, të cilin e përgëzoi për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve të mira me Italinë.

    Ambasadori i ri italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, presidentin Thaçi e falënderoi për mikpritjen dhe tha se Italia dhe ai do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin e saj euroatlantik.

    Presidenti Hashim Thaçi, e njoftoi ambasadorin Sardi për të arriturat e Kosovës dhe theksoi se institucionet e Kosovës po punojnë për t’i përmbushur obligimet ndërkombëtare, për fqinjësi të mirë dhe për bashkëpunim rajonal./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark