Thaçi thotë se ka traditë të mirë të bashkëpunimit me EULEX-in – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi thotë se ka traditë të mirë të bashkëpunimit me EULEX-in

    Insajderi
    30 June 2016 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në një takim pune, ushtruesin e ri të detyrës së shefit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX-it, Bernd Thran.

    Sipas një komunikate për media, në takim ësshtë biseduar për bashkëpunimin në mes të institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it, pas miratimit të ligjit të ri si dhe pas ristrukturimit të misionit.

    “Kemi vendosur një traditë të mirë të bashkëpunimit”, është shprehur presidenti Thaçi.

    Institucionet e Kosovës, ka nënvizuar Thaçi, kanë shtuar kapacitetet e veta dhe janë të gatshme të marrin edhe më shumë kompetenca.

    Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran, sipas komunikatës, ka theksuar se EULEX do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës edhe pas ristrukturimit të brendshëm të misionit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark