Thaçi priti në takim Gjergj Dedajn dhe përfaqësues të Partisë së Drejtësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi priti në takim Gjergj Dedajn dhe përfaqësues të Partisë së Drejtësisë

    Insajderi
    19 May 2016 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takime të ndara kryetarin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, si dhe kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj.

    Në takimin me kryetarin e Partisë së Drejtësisë, duke folur për të arriturat e pandalshme të Kosovës gjatë këtij muaji, presidenti Thaçi tha se shteti i Kosovës tashmë është në një pozicion tjetër ndërkombëtar, me subjektivitet shtetëror më të fuqizuar, porse duhet të punohet edhe më shumë për zhvillimin ekonomik.

    “Konsolidimi i shtetit të Kosovës është duke u përmbyllur, si brenda ashtu edhe në skenën ndërkombëtare” u shpreh presidenti Thaçi.

    Ndërsa, në takimin me kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës, presidenti Thaçi tha se gjithnjë do të jetë i hapur për t’i dëgjuar të gjitha alternativat politike.

    “Dialogu, brenda dhe jashtë, është rruga e vetme për të ndërtuar shtet të suksesshëm”, u shpreh presidenti Thaçi.

    Kryetari Agani dhe kryetari Dedaj e përgëzuan presidentin Thaçi për detyrën e re dhe shprehën përkrahje për agjendën e tij si President i Republikës së Kosovës.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark