Thaçi pyet kundërshtarët e dialogut: Nëse jo dialog, një luftë e re? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi pyet kundërshtarët e dialogut: Nëse jo dialog, një luftë e re?

    Insajderi
    03 April 2016 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë për televizionin zviceran SRF, presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, duke iu përgjigjur ekskluzivisht kundërshtarëve të këtij dialogu në Kosovë, në mënyrë specifike, Lëvizjes Vetëvendosje.

    Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit është çelësi i suksesit për të dyja luftërat.

    “Kritikët e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit i pyes diçka: Cila është alternativa e dialogut? Çka nëse nuk ka ndonjë normalizim. Një luftë e re?”, ka thënë Thaçi për SRF.

    Thaçi ka folur edhe për Gjykatën Speciale duke e ritheksuar frazën e tij të njohur se kjo gjykatë do ta pastrojë Kosovën nga raportet e ndryshme dhe dashakeqe për luftën e UÇK-së.

    Tutje në këtë intervistë presidenti i zgjedhur ka folur edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Amerikës, luftën kundër terrorizmit dhe arritjen e një marrëveshje të mundshme me Zvicrën për sigurimet shëndetësore./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark