Thaçi: Së shpejti grup punues për themelimin e Asociacionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Së shpejti grup punues për themelimin e Asociacionit

    Insajderi
    09 June 2016 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë sot se autoritetet e Kosovës në ditët në vazhdim do ta formojnë grupin punues, i cili do të punojë në themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

    Agjencia e lajmeve serbe ‘Tanjug’ raporton se presidenti i Kosovës nuk ka mundur të përgjigjet në pyetjen se kush do të jetë në atë grup punues por ka thënë se nuk do të ketë përfaqësues të Serbisë.

    “Respektoj interesin legjitim të Serbisë për popullin serb që jeton në Kosovë, por Kosova është e pavarur”, ka thënë Thaçi, shkruan lajmi.net.

    Ai gjithashtu ka përsëritur qëndrimin e Prishtinës se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të jetë pa pushtet ekzekutiv dhe kjo do të bëhet sipas marrëveshjes së Brukselit, ligjeve të Kosovës dhe vendimit ë Gjykatës Kushtetuese. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark