Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Makron, për nder të ish-presidentit Jaqcues Chirac, shkruan Insajderi.
“Trashëgimia politike e presidentit Chirac për sigurimin e paqes në Evropë u vlerësua lart nga të gjithë dhe do të jetë gjithmonë frymëzuese. Jemi krenarë që jemi pjesë e vlerave dhe qytetërimit perëndimor”, ka shkruar Thaçi.
Ai ka thënë se Macron e ka konfirmuar përkushtimin e tij për të ndihmuar Kosovën dhe rajonin në rrugën drejt BE-së dhe NATO-së.