Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të qëndrojë për një vizitë disaditore.
Thaçi ka thënë se gjatë vizitës në SHBA, do të takohet me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, kongresmenë, senatorë dhe miq të Kosovës.
“Sapo arrita në SHBA për një vizitë disaditore. Do të kem takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, senatorë, kongresmenë, politikanë dhe miq të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova “është e bekuar me mbështetjen amerikane”.