Presidenti Hashim Thaçi, pas dy ditësh pauzë, është rikthyer në Facebook, gjashtë orë pasi Insajderi, publikoi paralajmërimin e botimit të qindra audioincizimeve që e lidhin atë me histori korruptive në bashkëpunim me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, duke shkruar për demarkacionin me Malin e Zi.
Por përkundër kësaj, janë qytetarët ata të cilët në numër të shumtë po i komentojnë presidentit duke kërkuar llogari për përgjimet e publikuara sot dhe gjatë këtij muaji.