Thaçi shpreh mirënjohje prodhuesve vendor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi shpreh mirënjohje prodhuesve vendor

    Insajderi
    20 April 2016 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë të mërkurën pjesë në panairin ndërkombëtar “Prishtina 2016”.

    Pas kësaj vizite, Thaçi ka falënderuar prodhuesit vendor, që sipas tij, po e ndihmojnë ekonominë e vendit.

    “Në panairin ndërkombëtar “Prishtina 2016”, sot pashë produkte të shumta “Made in Kosova”. Shpreh mirënjohje të veçantë për prodhuesit tanë, të cilët, me punën e tyre, këmbënguljen dhe shpirtin ndërmarrës po kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë së vendit, në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve gjithnjë e më të mira dhe më të lira për konsumatorët”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark