"Thaçi shumë shpejt do të rikthehet triumfues në Kosovë" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Thaçi shumë shpejt do të rikthehet triumfues në Kosovë”

    Insajderi
    22 March 2025 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, ka komentuar përfundimin e vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë dhe dërgimin e tij në Hagë.

    Ai është shprehur optimist se Thaçi do të kthehet shumë shpejt në Kosovës.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai është shprehur i bindur se për presidentin e Kosovës dielli do të lind përsëri.

    “Luftëtarët e lirisë mund t’i robërosh përkohësisht, por kurrë s’mund t’ua burgosësh shpirtin e pathyeshëm. Presidenti Thaçi sot po kthehet në Hagë, por shpejt do të rikthehet si triumfues — i drejtë, i fortë dhe gjithmonë në anën e lirisë. Dielli do të lindë përsëri!”, ka shkruar Hajdari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark