Në 18-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në Poklek dhe Çikatovë e Vjetër të Drenasit, Presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar serish se “shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë”.
“Para 18 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme dhe përpjekjeve për spastrim etnik anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë”, ka shkruar Presidenti në rrjetin social Facebook.
Thaçi ka thënë se “në të njëjtën ditë, ato vranë edhe 24 shqiptarë në fshatin Çikatovë e Vjetër”.
E për këto masakra, presidenti Thaçi ka deklaruar se do ta padisë shtetin e Serbisë.
“Edhe sot bashkëndjejmë me dhimbjen e këtyre familjeve. Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime dhe shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë”, ka thënë Thaçi. /Insajderi.com