Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ngushëlluar Presdenin turk, Recep Tayyip Erdogan, për sulmin e mbrëmshëm në Stamboll.
Ai ka thënë se ky sulm terrorist ka goditur gjithë qytetarët e botës së lirë.
“Sulmi mizor në natën e ndërrimit të motmoteve në Stamboll është sulm kundër tërë botës. Ky sulm terrorist ka goditur gjithë qytetarët e botës së lirë”, thuhet në telegramin e Presidentit Thaçi.
“Terroristët nuk duan as paqe, as rend, as qetësi, por duan ta shkatërrojnë botën tonë, jetët tona dhe mënyrën tonë të të jetuarit”, thuhet më tej në telegramin e Pesidenti Thaçi.
“Populli i Kosovës solidarizohet me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe me gjithë qytetarët e vendit tuaj”, ka shtuar Thaçi.