Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se sulmuesit nuk ia duan Kosovës dhe qytetarëve të ardhmen evropiane.
Ai përmes statusit në Facebook shkruan se mund të mos pajtohen për shumë gjëra, “por ajo për të cilën të gjithë duhet të pajtohemi është se dhuna nuk duhet të ketë vend në Kosovën tone”.
“Mund të mos jemi në dijeni të emrave të sulmuesve, por e dimë se ata janë njerëz që nuk e duan Kosovën, që nuk ia duan të ardhmen evropiane qytetarëve tanë dhe nuk duan që fëmijët e Kosovës të rriten në paqe”, ka shkruara Thaçi. /Insajderi.com