Thaçi takohet me shefin e AKI-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi takohet me shefin e AKI-së

    Insajderi
    13 April 2016 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Agron Selimaj.

    Në takim u vlerësua se siguria mbetet prioriteti numër një në vend dhe AKI-ja do të vazhdojë me implementimin e agjendës shtetërore dhe konsoliduese në të mirë të vendit dhe të gjithë qytetarëve, njoftohet në faqen e presidencës.

    Presidenti Thaçi dhe drejtori i AKI-së diskutuan edhe për përmbushjen e synimeve afatgjata të shërbimit të inteligjencës kosovare dhe të gjithë mekanizmave të sigurisë, të cilat kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark