![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën.
Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar për rrjedhat e deritashme të procesit zgjedhor.
Përmes një postimi të tij në ‘Facebook’, Thaçi ka shkruar se zgjedhjet parlamentare do të jenë të lira dhe fer.
“Me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka biseduam për rrjedhat e deritashme të procesit zgjedhor dhe shprehëm besimin se zgjedhjet parlamentare do të jenë të lira, fer dhe gjithpërfshirëse. Falënderova kryetaren Daka dhe KQZ-në për përgatitjen e suksesshme të zgjedhjeve me bindjen se edhe kësaj here qytetarët dhe subjektet politike do ta dëshmojnë pjekurinë e tyre”, ka shkruar Thaçi.