Thaçi takon Schulz, kërkon vendim pozitiv për vizat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi takon Schulz, kërkon vendim pozitiv për vizat

    Insajderi
    21 June 2016 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Bruksel për një vizitë zyrtare, ka takuar Presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz. Thaçi e njoftoi Schulz për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë punën e vendit tonë për liberalizimin e vizave.

    Me të, Thaçi ka biseduar për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, të cilit i ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për ndërmarrjen e këtij hapi.

    “Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe pret një vendim meritor nga Bashkimi Evropian për punën e bërë nga institucionet e vendit”, ka thënë presidenti Thaçi.

    I pari i vendit theksoi se Kosova mbetet e angazhuar në konsolidimin e mëtejmë të shtetit, ndërsa e falënderoi presidentin Schulz për angazhimin e tij, të raportueses së BE-së, Tanja Fajon, si dhe të Parlamentit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe për shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Nga ana tjetër, Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, theksoi se liberalizimi i vizave është tema kryesore që preokupon Kosovën në marrëdhëniet e saj me BE-në.

    Ai ka shprehur bindjen se për Kosovën do të ketë një vendim meritor për angazhimin e saj në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

    Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të pritet edhe nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark