Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pikëlluar kur ka marrë vesh se ka ndërruar jetë aktivistja e të drejtave të njeriut, Sevdije Ahmeti.
“Ndarja nga jeta e aktivistes shumëvjeçare për të drejtat e njeriut, Sevdije Ahmeti, ishte lajm shumë pikëllues”, ka shkruar presidenti Thaçi në facebook.
Ai ka thënë se Sevdije Ahmeti “ishte ndër të parat që kishte ngritur zërin për të drejtat e grave dhe fëmijëve në Kosovë, në kohën kur shumëkush kishte zgjedhur heshtjen”.
“Me angazhimin e saj, kishte arritur të dokumentonte edhe shumë abuzime me të drejtat e njeriut në Kosovë”, ka shkruar më tej presidenti.
Thaçi ka thënë se Sevdije Ahmeti ishte inspirim për shumë gra të tjera që të ngrehnin zërin kundër padrejtësive.
“Do të na mungojë kontributi i saj!”, ka përfunduar presidenti Thaçi./Insajderi.com